Rindërtimi/ Vende të reja pune në administratë për specialistët, kriteret dhe afatet

40

Ministria e Shtetit për Rindërtim  ka shpallur thirrjen për 20 vende të reja vakante pune ku kërkohen specialistë nga fusha të ndryshme.

Numri total i vendeve vakante është 20(njëzet) dhe fushat nga të cilat kërkohen specialistët janë:

Specialist/Jurist (4 vende)

Specialist/Inxhinier( 7 vende)

Specialist/Arkitekt (3 vende)

Specialist/Ekonomist( 2 vende)

Specialist/ IT (3 vende )

Specialist/ GIS (1vend )

Sipas njoftimit zyrtar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individuale në punë.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin e punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në

mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Ku dorëzohet aplikimi?

Aplikimi bëhet duke dërguar listën e dokumentacionit të kërkuar në adresën e e-mailit: [email protected]., brenda datës 13 Shkurt 2020.

E-maili duhet të mbajë titullin: Aplikim pune për pozicionin (titulli i pozicionit sipas përshkrimit në njoftim)

Cilat janë dokumentet e nevojshme për aplikim?

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe listën e notave.

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Cilat janë hapat që ndiqen nga aplikimi deri në fillimin e punës?

Brenda 5 ditëve nga mbyllja e afatit të aplikimit, kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në dokumentin e Përshkrimit të Pozicionit të Punës, do të ftohen për intervistë.

Brenda 5 ditëve nga zhvillimi i intervistës kandidatët e intervistuar do të njoftohen për vlerësimin e komisionit.

Kandidati i përzgjedhur do të ftohet për lidhjen e kontratës dhe dorëzimin e dokumenteve të dosjes së noterizuara.