Qeveria: Në shtet apo privat, në fund të muajit do merrni të gjithë pagat

295

Qeveria lajmëroi sot të gjithë ata qytetarë që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim, pasi të enjten do jete gati plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi.

Çdo qytetar që ka qenë në marrëdhënie pune, privat apo shtet, dhe është mbyllur në shtëpi këto ditë do të marrë pagën në fund të muajit, garanton qeveria.

“Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon”, nenvizoi kryeministri.