1.5 milionë euro grant për rinovimin e anijeve të peshkimit

35

Pavarësisht pandemisë së Covid 19, peshkimi mbetet një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në ekonominë shqiptare. Për gjashtë muajt e parë të vitit 2020 rritja e eksporteve në vlerë është 24.5% dhe në peshë 31.6%, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë gjatë vitit 2019 Shqipëria eksportoi rreth 100 milionë euro peshk dhe prodhime deti.

Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian do të vënë në dispozicion një grant prej 1.5 milion eurosh për të subvencionuar 50% të shpenzimeve për rinovimin e të gjithë pajisjeve për anijet e peshkimit. Sa i përket merkatove të tregtimit me shumicë të peshkut, aktualisht ka përfituar markata e Shëngjinit, e cila është në fazën e kolaudimit.

Në verë të këtij viti ka nisur puna edhe për markatën e Vlorës. Investime të ngjashme pritet të nisin edhe në markatën e Durrësit e Sarandës.