1 miliard lekë për infrastrukturën rurale në kuadër të projektit “100 fshatrat”

66

1 miliard lekë është vlera financiare që Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të përdorë për programin “100 fshatrat” gjatë vitit 2019.

Agroturizmi mbetet sektor premtues dhe modeli i programit “100 fshatrat” është shembull konkret i zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale.

Marketimi i 100 fshatrave si destinacioneve agroturistike, siguron rritje të ardhurash, ulje të papunësisë dhe zhvillim të zonës.

Rrugët janë të domosdoshme dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të investojnë në infrastrukturën rurale sipas planeve zhvillimore të programit “100 fshatrat”, për të sjellë në nivelin e duhur këtë sektor, që i shërben investimeve në agroturizëm.

“100 fshatrat” është shembull inkurajues sesi agroturizmi mund të ndryshojë perspektivën ekonomike rurale në funksion të zhvillimit.