Projektet në Infrastrukturë/ Nis asfaltimi i bypass-it të Shkodrës (FOTOT)

50

Në by pass-in e Shkodrës, një vepër e rëndësishme infrastrukturore ka nisur vendosja e shtresës asfaltike.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po vazhdon puna me intensitet të lartë.

Sipas ARRSH-së, by pass-i i Shkodrës është një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin. Ndërtimi i këtij by pass-i anashkalon kalimin përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër- Hani i Hotit.

Projekti parashikon edhe ndërtimin e trotuareve për këmbësorët dhe korsi biçikletash.

Në të gjithë vendin janë të hapura disa kantiere ndërtimi në infrastrukturën rrugore çka pritet të kenë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Puna po vijon intensivisht edhe për ndërtimin e by pass-it të Vlorës, ndërsa javën e shkuar ka përfunduar by pass-i i Fierit.

Po vijohet me ndërtimin e Rrugës së Arbrit, ndërsa këtë javë hapet tenderi ndërkombëtar për tunelin e Llogorasë dhe deri në fund të muajit pritet të hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Thumanë-Rrogozhinë – Fier, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian.