10 ide si të dekorojmë shtëpinë për Krishtlindje

619

Nga ark. Klaudia Llupo

Është Krishtlindje! Është festë!

Gëzimi i Krishtlindjes shprehet më së miri nëpërmjet dekorimit të shtëpisë tonë. Idetë për ta dekoruar atë  janë të shumta. Ne po ju rendisim 10 nga keto ide, të zgjedhura nga krijuestit e shpirtit festiv. Shpresojmë do ju vlejnë!

  1. Ji natyral

Materialet dhe ngjyrat kanë shumë rëndësi! Dekorimi neutral i shtëpise tuaj me ngjyra të tilla si e bardha, e arta dhe shampanja e bën shtëpine tuaj të duket e butë, ftuese dhe elegante. Materialet që do na ndihmonin të krijonim këtë ndjesi jane druri, qelqi, bredhi natyral dhe qirinjtë.

 

2.Përsonalizoje

Pushimet janë një kohë e bukur për t’i kaluar me familjen dhe për të krijuar detaje vetjake. Kanë qenë shumë të bukura kohët kur dekoronim dritaret tona me copëza letrash dhe pambuk. Mundësia për të hyrë në internet dhe për t’i zhvilluar këto ide janë të shumta. Vendosja e emrave në detajet e ndryshme dekorative do ishte një nga këto ide. Riciklimi i materialeve dhe përshtatja sipas ambjenteve të shtëpisë suaj.

  1. Kujdes ngjyrat dhe stilin e shtëpisë

Duhet të jemi të vëmendshëm për të kuptuar ngjyrat e shtëpisë tonë dhe t’i përshtasim ato me dekoret që do të blejmë. Mund t’i kombinojmë dekoret e pemës me ngjyrat e murit  ose elementeve që tërheqin më tepër në vëmendjen tonë. E bardha nuk duhet të neglizhohet asnjëherë. Muret e bardha, pema e bardhe dhe bora “e rreme” krijojnë një ambjent të bukur dimëror.

  1. E kuqe romantike

Asnjëherë mos e neglizhoni të kuqen. Festa e Krishtlindjes duket sikur ikonën e saj ka të kuqen e kombinuar me jeshilen e bredhit. Ju që jeni tradicional dhe dëshironi që zbukurimet e një viti t’i përdorni dhe vitin tjetër e kuqja është një ngjyrë që asnjëherë nuk do largohet nga Krishtlindja.

5.Ornamente moderne

Krijoni një pemë minimaliste me ornamente ari, struktura moderne, njësoj si tek foto më poshtë.

  1. Përdorini dhuratat si dekor

Dhuratat e dekoruara me letrat shumë ngjyreshe dhe fjongot e gjata janë një ide mjaft e mirë për të mbushur kënde të ftohta të shtëpisë.

7.Krijo pemën tënde përsonale

Idetë për të krijuar pemën tënde sipas shijeve personale dhe ndonjëherë në raport dhe me profesionin tënd. Një pemë e veçantë për fotografët, për gazetarët, kompanitë e printimeve etj.

8.Fillo me dekorimin e tavolinës

Mënyra më e lehtë për t’i evidentuar festat është duke filluar nga tavolina e ngrënies. Visheni me detaje të tilla kurore të krijuar me degë bredhi, qirinj të gjatë ari dhe copa druri. Nuk duhen harruar dhe detaje të tilla si copa frutash të thata si: limona, portokalle apo dhe me shkopinjë kanelle.

  1. Dilni përtej sallonit tuaj

Mos i rezervoni idetë tuaj vetëm në kuadratin e sallonit. Le të ndihet festa në çdo copëz të shtëpisë. Korridoret, hyrja, dhomat e gjumit janë po aq të rëndësishme për të krijuar shpirtin festiv. Copzat e gjelbërimit të përhershëm, dritat mund t’i mbushim plot festë këto ambjente.

  1. Krisht-Lindja “Qirijntë”

Arsyeja pse festojmë Krishtlindjen është lindja e Jezusit! Nuk duhet të harrojmë të përdorim elemente dekorues që kujtojnë këtë; kartolinat, skena e lindjes së Jezusit si dhe elementet e adventit. Tek kjo e fundit do të kujtoja qirinjtë e adventit që janë simbol i  shpresës, besimit, gëzimit, paqes dhe dashurisë të cilët mund ta dekorojnë shumë bukur shtëpinë tuaj ndërkohë që presim Krishtlindjen (dashurinë).