10 mënyra sesi ta bëni shfletuesin Chrome më të sigurtë

21

Shfletuesi është padyshim programi më i përdorur dhe ka shumë mënyra sesi të shtoni sigurinë ndërsa shfletoni në internet. Në këtë artikull kemi grumbulluar disa këshilla të rëndësishme për të qëndruar i sigurte në internet.

Këto këshilla janë për shfletuesin Google Chrome megjithatë funksionojnë në thuajse të njëjtën mënyrë edhe në shfletuesit e konkurrentëve.

Kontrolloni sigurinë

Mjetet “Security Check” dhe “Privacy Guide” ju japin mundësinë për të kontrolluar me shpejtësi sesa i sigurte është shfletuesi.

Klikoni ikonën me tre pika në cepin e djathtë lart dhe më pas ndiqni hapat Settings > Privacy and security. Përzgjidhni Security control dhe më pas Privacy Guide.

Pastrimi i të dhënave

Shfletuesit tanë ruajnë të dhëna cookie të cilat mes shumë gjërave përdoren për të personalizuar reklamimin, megjithatë është e mundur që të fshihen.

Hapni Privacy and Security siç thamë më lartë. Klikoni Clear browsing data > Basics dhe zgjidhni çfarë dëshironi të pastroni si historikun, cookie apo të dhëna të tjera. Nëse lihet me konfigurimin automatik fshihen të gjitha të dhënat por nga ana tjetër mund të zgjidhni intervalin kohor.

Konfirmoni dhe klikoni Clear data.

Bllokoni cookie-t e ardhshme

Ju mund të zgjidhni që të bllokoni cookie-t në të ardhmen. Hapni Privacy and security siç thamë më lart. Përzgjidhni Cookies and other site data dhe vendosni çfarë cookie dëshironi të ruani. Gjithashtu mund të aktivizoni opsionin Delete cookies and site data kur mbyllni të gjitha dritaret ose Send a Do Not Track gjatë shfletimit. Ky i fundit sinjalizon faqet se përdoruesi nuk dëshiron të gjurmohet.

Kërkoni në mënyrë të sigurtë

Google Chrome ka një funksionalitet quajtur Safe Browsing që ju paralajmëron nëse vizitoni një faqe të dëmshme apo shkarkoni një program të rrezikshëm. Hapni Privacy and Security përsëri. Përzgjidhni Security dhe vendosni nivelin e mbrojtjes. Mund të shkoni në Advanced për konfigurime të mëtejshme.

Ndryshoni të drejtat

Sajte të ndryshme mund të autorizohen për të përdorur kamerën tuaj ose të dhënat e vendndodhjes. Megjithatë ju mund ti ndryshoni. Hapni Privacy and Security dhe shkoni në Site settings ku mund të ndryshoni konfigurimin sipas dëshirës.

Kontrolloni privatësinë tuaj

Të gjitha shërbimet e Google përdorin të njëjtën llogari e cila ruan shumë informacione rreth juve. Por ju mund të kontrolloni çfarë informacioni ruaj.

Hapni llogarinë në Google duke shkuar në myaccount.google.com dhe kyçuni në të. Shkoni tek Data and privacy dhe zgjidhni Privacy Checkup. Më pas ndiqni udhëzimet dhe zgjidhni opsionet që ju përshtaten. Për kontroll më të mirë shkoni në Data and privacy > Your data & privacy options.

Siguroni fjalëkalimet

Duke pasur parasysh sesa informacion i ndjeshëm aksesohet nga llogaria juaj në Google, është e rëndësishme të keni një fjalëkalim të sigurte. Gjithashtu mund të shtoni sigurinë duke aktivizuar verifikimin me shumë faktorë. Kjo do të thotë se edhe kur dikush ka fjalëkalimin, i duhet konfirmimi juaj për tu kyçur në të.

Shkoni në llogarinë tuaj Google dhe zgjidhni Security dhe më pas Password nëse dëshironi ta ndryshoni. Mund të klikoni opsionin Two-step verification për të shtuar sigurinë siç shpjeguam më lart.

Përditësoni numrin tuaj të telefonit

Për tu siguruar se do të keni përherë akses në llogarinë tuaj në Google, është e rëndësishme që të keni informacionin e saktë të rikuperimit në rast humbjeje. Dy mënyrat sesi mund të riktheni kontrollin në llogarinë tuaj në Google është përmes numrit të telefonit dhe adresës e-mail.

Hapni llogarinë Google dhe shkoni në Security dhe më pas Recovery phone dhe Recovery email për ti kontrolluar dhe përditësuar.

Hapni Qendrën e Reklamave

Sigurisht një gjë e rëndësishëm është të kontrolloni reklamat tuaja në Google. Këtë mund ta bëni duke shkuar në hapësirën Ad Center. Hapni llogarinë tuaj Google dhe zgjidhni Data and Privacy dhe më pas Personalized Ads. Prej aty mund të përzgjidhni mënyra të ndryshme se çfarë informacioni juaj mund të përdoret në reklamat e personalizuara.

/ata.gov.al