100 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

24

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të parë, por tragjik, sipas irishcentral.

Pas nisjes nga Southampton-i, rreth 1 846 njerëz ishin në bord që, përbënin shumicën e kapacitetit maksimal të anijes prej 3 547 personash.

Duke u nisur nga Southampton-i, ”Titanic”-u pati një vonesë të vogël, kur sasia masive e ujit që anija zhvendoste pothuajse shkaktoi një përplasje me anijen ”SS New York”.

Ajo u ankorua më vonë në Cherbourg, Francë, rreth orës 18:30 për të marrë më shumë pasagjerë.

Anijet ”SS Nomadic” dhe ”SS Traffic” transportuan grupin tjetër të pasagjerëve në anijen luksoze.

Dyqind e tetëdhjetë e një pasagjerë hipën në Francë, 151 ishin të klasit të parë, 28 ishin të klasit të dytë dhe 102 ishin të klasit të tretë.

Njëzet e katër pasagjerë zbritën nga ”Titanic”-u në Cherbourg pasi udhëtimi i tyre kishte përfunduar.

Shumë nga pasagjerët më të pasur dhe më të famshëm të anijes hipën në Cherbourg.

”Titanic Belfast” raportonte se ”vetëm 21 nga ata që hipën në Cherbourg ishin francezë, me pjesën tjetër nga SHBA, Anglia, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Greqia, Italia, Libani, Polonia, Rusia, Siria dhe Uruguaji.

“Në anije ndodheshin produkte luksoze franceze si shampanjë, verë dhe djathra, përfshirë  34 000 kilogramë mish, 15 000 shishe birrë, 10 000 shishe verë dhe 12 000 shishe ujë mineral”, shkruan ”Titanic Belfast”.

Anija u ankorua në Cherbourg për vetëm disa orë përpara se të nisej, rreth orës 20:10,  për në Queenstown, në Irlandë, në ndalimin e saj të fundit përpara se të nisej për në SHBA dhe të mos kthehej më kurrë.

/ata.gov.al