14 Janari, dita që u shkrua me germa të arta për shqiptarët e Maqedonisë

81

14 Janari do të mbahet mend në Maqedoni si një ngjarje e rëndësishme dhe do të shkruhet me germa të arta në historinë më të re të shqiptarëve të këtij vendi, dhe jo vetëm, si dita e gjuhës shqipe.

Pas kalimit në Fletoren Zyrtare, te ligjit të shumëpritur të zyrtarizimit të gjuhës shqipe, i cili mori udhë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, 18 vjet më parë, Presidenca e Maqedonisë, Qeveria, Ministritë dhe të gjitha institucionet e shtetit flasin edhe shqip, çka do të thotë se Maqedonia tani flet edhe shqip.