141 turistët francezë zbarkojnë Potin e Vlorës me kroçeren “La Belle De L’Adriatique”

63

Në portin detar të Vlorës ka mbërritur sot kroçera “La Belle De L’Adriatique”.

141 turistët francezë të ardhur nga Porti i Korfuzit janë mirëpritur nga stafi i portit dhe iu është ofruar informacion në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit.

Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do vizitojnë Apoloninë e Fierit dhe qytetin e Beratit. Destinacioni i tyre do të jetë Mali i Zi.