15 vjet iPhone, shpikja që ndryshoi botën

27

Kanë kaluar saktësisht 15 vjet që nga momenti kur Apple solli iPhone e parë në dyqane. Ishte 29 qershori i 2007-ës në fakt, kur modeli i parë i telefonit celular të Cupertino bënte prezantimin e tij në dyqanet Apple në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 15 vjet që kur kompania kaliforniane nisi një garë të pandalshme që e ktheu në një mbretëreshë të padiskutueshme të Uall Street. Dhe që faktikisht i dha të drejtë Steve Jobs, vizionarit që duke prezantuar iPhone e parë – gjatë një konference për shtyp në San Francisko – do të shprehej: “Kjo është një ditë që e kam pritur me padurim për dy vjet e gjysëm. Ndonjëherë del një produkt revolucionar që ndryshon gjithcka…”

iPhone ndryshoi gjithcka në të vërtetë. Sepse është aparati kryesor i revolucionit të telefonave celularë. Një aparat që ka ndryshuar zakonet tona, mënyrën e komunikimit, të lëvizjes dhe të pagesave. Apple ka shitur mbi 2.2 miliardë iPhone në mbarë botën që nga viti 2007.

Sipas një vlerësimi, ka mbi 1.2 miliardë iPhone aktivë në mbarë botën deri më sot.