18 Prill, hyrje falas në monumentet dhe sitet arkeologjike

175

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, vizitorët do të mund të kenë mundësi të vizitojnë falas të gjitha monumentet dhe sitet arkeologjike të vendit tonë.

Vizitorët dhe turistët e huaj mund të vizitojnë plot monumente kulture dhe site si atraksione turistike dhe historike që nga parqet arkeologjike të Amantias, Orikut, Finiqit, Apolonisë, parkun arkeologjik të Bylisit, Antigonenë, si dhe Butrintin.

Gjithashtu turistët mund të vizitojnë edhe disa kala si në Shkodër, Berat, Lezhë, Krujë, kalanë e Kaninës, të Himarës, Porto Palermos por edhe kishën e Shën Kollit në Mesopotam dhe rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë.