Korçë/ Drejt përfundimit ndërtimi i terminalit të autobusëve

89

Terminali i autobusëve në qytetin e Korçës është pothuajse duke përfunduar dhe vënia në funksion e tij do të disiplinojë transportin e udhëtarëve në këtë zonë.

Terminali i ri i autobusëve që po ndërtohet në qytetin e Korçës pritet që të ndikojë mjaft në lirshmërinë e lëvizjes së banorëve të zonës dhe projekti i terminalit të ri, do të jetë i integruar me planin e ri urban të qytetit të Korçës.

I pozicionuar në pjesën veriperëndimore të qytetit terminali i ri ndodhet në një pozicion të favorshëm, pasi garanton lidhjen e qytetit të Korçës me kryeqytetin, si dhe prek kryqëzimin me fluksin më të lartë të lëvizjeve automobilistike.

Terminali i autobusëve, pritet që t’u shërbejë rreth 80 mijë udhëtarëve në vit.