19-vjeçari autik fiton të drejtën e studimit në Liceun Artistik

383

Drini Sallaku piktori autik ka nisur studimet në Liceun Artistik në Tiranë. “Më pranoni kështu siç jam dhe unë do t’ju dhuroj gjëra të bukura në jetë.”, ky është mesazhi që shprehin sytë e lumtur te piktorit 19 vjeçar Drini Sallaku.

Ka qenë një betejë e gjatë dyvjeçare për të dhe nënën e tij Edlira Sallaku që të fitonte të drejtën e arsimimit.

Report TV ka qenë një nga të parat media që ka sensibiluar opinionin publik për çështjen e shkollimit të Drinit. Në intervistat me avokatët dhe psikologët, çështja e arsimit të Drini Sallakut është parë si një e drejtë e ligjshme, por sistemet burokratike  dhe futja në konkurs me fëmijët që nuk vuajnë asnjë problem kanë qenë barriera të mëdha për t’u kapërcyer.

Drini Sallaku para se të hynte në Lice ka vijuar pikturën jashtë mureve të shkollës, në studion e tij private.  Ka çelur disa ekspozita personale dhe kolektive. Drini bën piktura abstrakte, por që flasin përmes detajeve të zgjedhura prej vetë piktorit nga jeta. Ai ka një mënyrë të veçantë si e sheh botën dhe një talent të lindur. Pikturon drejt e në telajo, në kanavacë. Rritja profesionale e Drinit pritet të jetë edhe më e madhe pas hyrjes në Lice.

Burimi: Lexo.al