Në Liqenin e Ohrit ka nisur hedhja e rasatit të koranit. Për herë të parë këtë vit do të hidhen mbi 1.5 milion rasate, numri më i madh i prodhuar ndonjëherë në Shqipëri. Procesi i hedhjes së rasatit të koranit do të vijojë përgjatë gjithë muajit tetor.
Ripopullimi me rasate të koranit, të kësaj specieje endemike të liqenit të Ohrit, është një mbështetje e qeverisë shqiptare për peshkimin në Pogradec si dhe mbrojtjes së biodiversitetit.
Prodhimi i rasatit bëhet në qendrën moderne të rritjes pranë fshatit Lin.