Një grant prej 2.9 milionë euro nga KfW i shtohet programit të rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua marrëveshja e financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe KfW Frankfurt am Main (KfW).
Marrëveshja e financimit në kuadër të programit të rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të eficiencës së energjisë, faza III, parashikon një grant në shumën 2 927 765.96 euro.