20,9 % e ndërmarrjeve inovative shqiptare tregtojnë në vendet e BE-së

13

INSTAT bën të ditur se, 20,9 % e ndërmarrjeve shqiptare i shesin prodhimet e tyre në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian dhe EFTA (Islandë, Norvegji, Principata e Lihtenshtajnit, Zvicër), ndërsa 7,1 % në tregjet e shteteve të tjera.

Bashkëpunimi në inovacion rezulton të jetë modest, ku shumica e ndërmarrjeve nuk bashkëpunojnë me ndërmarrje të tjera, institucione dhe universitete për realizimin e aktiviteteve të inovacionit.

Rezultatet e vrojtimit që publikoi sot INSTAT, tregojnë se vetëm 19,9 % e ndërmarrjeve inovative kanë bashkëpunuar në vitet 2016-2018, me institucione qeveritare ose publike kërkimore-shkencore, universitete ose institucione të arsimit të lartë.

Sipas INSTAT, shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 63,7 %, të gjithë tregtisë. Në Shtator 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,7 % të eksporteve gjithsej.