2500 vende të lira pune/ Kryeson industria nxjerrëse dhe përpunuese, më shumë punësim ofron Durrësi

104

Rreth 2500 vende të lira pune ofrohen në të gjithë Shqipërinë për qytetarët e papunë apo ata që janë në kërkim të alternativave të reja. Shifra zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, i referohet vetëm vendeve të lira të publikuara on line në website-n zyrtar puna.gov.al, ndërsa ka shumë biznese të tjera që operojnë në mënyra të ndryshme për gjetjen e forcës punëtore që u nevojitet.

Por si ka ndryshuar oferta në kushtet e pandemisë dhe çfarë kërkojnë bizneset më së shumti? Referuar të dhënave, vihet re se industria nxjerrëse dhe përpunuese është sektori që ofron më shumë mundësi punësimi aktualisht, e ndjekur nga prodhimet artizanale, industria ushqimore, arsimi dhe formimi profesional, trnsporti dhe logjistika, tregti, hoteleri-turizëm, ndërtim etj.

Duket se ka një përmbysje të ofertës për shkak të situatës, pasi më parë hoteleri-turzimi kryesonte tregun. Kërkesat variojnë nga zanatet që mund të arrihen nga  individë me shkollim elementar deri tek profesione me nivel të lartë kualifikimi.  Sa i takon shpërndarjes në qytete, më së shumti ofron Bashkia Durrës, e ndjekur nga Bashkia Tiranë, Shkodër dhe Kukës. Secili nga bizneset përcakton kriteret që duhet të përmbush aplikanti dhe afatet e punësimit përmes një formulari specifik,  ndërsa individët e interesuar mund të aplikojnë përmes dorëzimit të një CV-ja me të dhënat e tyre dhe eksperiencën e punës.

Kliko këtu për të parë vende e lira