Mbështetja për të rinjtë e papunë në Shqipëri

312

FEC348A0-E709-4794-9B6A-C32488FFBA06_w987_r1_s

Në Tiranë, organizata të të rinjve kanë nisur një projekt për të mbështetur të rinjtë e papunë. Sipas një sondazhi të organizatës “World Vision”, mbi 90 për qind e të rinjve të papunë e kalojnë kohën në mënyrë krejt pasive dhe të paefektshme. Disa organizata dhe grupime rinore së bashku me organizatën World Vision sapo kanë nisur një projekt në mbështetje të të rinjve të papunë.

Projekti “Më fol” ose “Talk to me” nisi fillimisht në periferitë e Tiranës me synimin që të rinjte e papunë aty të shprehin nevojat dhe talentet e tyre për punësim.

Ata jo vetëm kanë mundësi të pakta punësimi, por askush nuk komunikon me ta për sheqtësimet e tyre dhe askush i dëgjon apo vlerëson mendimet dhe idetë e tyre.

Vetmia dhe monotonia mbizotëron jetën e të rinjve të papunë, dhe u kanë dëmtuar bashkëjetesën në komunitet.

Pjesa dërrmuese e tyre e kalojnë ditën në mënyrë krejt pasive, klube dhe lojëra fati.

Mbi 62% e të rinjve shqiptarë i kanë pohuar organizatës World Vision në një sondazh se papunësia është shqetësimi i tyre kryesor.

Rreth 93 për qind e të rinjve të papunë pohuan se kalojnë kohën e lirë me mënyra krejt pasive dhe të pafrytshme.

Kjo është arsyeja pse organizata World Vision vendosi të mbështesë projektin “Më fol”.

Të rinjtë pohuan se komunitetti dhe administrata janë indiferente ndaj nismave dhe aftësive të tyre.

Shpesh grupe të rinjsh përpiqen të ndërrmarrin nisma në dobi të zonës ku banojnë, por nuk gjejnë mbështetje dhe përballen me indiferencën e komunitetit.

Të vetmit që pohojnë se e përdorin kohën në mënyrë të efektshme janë ata që shkojnë në shkollë dhe e kanë arsimimin si përparësi kryesore.

Shqipërisë i mungojnë prej shumë vitesh projekte për fuqizimin e të rinjve dhe rolit të tyre komunitet.

 

Burimi: VOA

http://www.zeriamerikes.com/a/papunesia-rinia-shqiperi/3483285.html