4 mënyra për të reduktuar stresin dhe për të rritur produktivitetin

339

Stresi është një prej faktorëve kryesorë që ndikon negativisht jo vetëm në jetën profesionale, por edhe në atë personale.

Nëse ju nuk gjeni mënyrën sesi ta mbani atë larg, atëherë ai do të shndërrohet në faktorin kryesor që do të ndikojë në reduktimin e produktivitetit dhe nëse ju shoqëron për një kohë të gjatë, ai edhe mund t’ju vrasë në heshtje.

Sigurisht që ka strategji të ndryshme, të cilat përdoren si nga njerëz të  suksesshëm, edhe nga të tjerë më pak të suksesshëm, që mundohen të reduktojnë stresin, si pasojë e faktorëve të ndryshëm duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e produktivitetit.

Më poshtë do të gjeni 4 prej mënyrave më efikase:

Bëni ushtrime fizike

Një nga mënyrat më të mira për të luftuar stresin janë ushtrimet fizike. Aktiviteti fizik është mënyra më efikase gjatë të cilit trupi çliron endorfinë, e cila ndikon menjëherë dhe ju bën që të ndiheni mirë dhe  pozitivë.

Mësoni të thoni “jo” më shpesh

Një nga gjërat më të vështira që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të stresit dhe uljen e produktivitetit është fakti se për shumë njerëz, si për ata që janë të suksesshëm si për ata që janë më pak të tillë, është frika ndaj të thënët “jo”.

Dhe është pikërisht ky një prej ndryshimeve nga i cili duhet të filloni për të parë edhe zinxhirin e ndryshimeve të tjera pozitive që do t’ju ndjekin. Nëse ju nuk thoni “jo” dhe merrni përsipër detyra që nuk i përmbushni dot, i krijoni vetes stres, gjë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e performancës dhe produktivitetit tuaj.

Ndihmoni dikë, tregohuni mirënjohës, jo egoistë

Një ndër gjërat që dëgjojmë më shpesh nga njerëz të ndryshëm është që janë të ngarkuar me punë dhe nuk kanë fare kohë për t’u marrë me asgjë tjetër, sepse shumë prej tyre e mbartin me vete stresin e punës edhe në shtëpi.

Kjo mund të jetë e vërtetë,  ju mund të ndiheni shumë të ngarkuar, por kjo nuk do të thotë që ju të tregoheni deri diku egoist dhe të mendoni vetëm për veten, sepse mund të ketë njerëz, të cilët mund të kenë më shumë nevojë për ju dhe për ndihmën tuaj.

Merrini miqtë dhe familjarët tuaj në telefon, qëndrojuni atyre pranë dhe mundohuni t’i ndihmoni dhe do ta shikoni që në fund do të ndiheni më mirë. Tregohuni mirënjohës ndaj të afërmve apo miqve tuaj dhe do ta shikoni që  jo vetëm ata, por edhe ju vetë do të ndiheni më mirë dhe do të harroni që stresi ka qenë pjesë e juaja.

Tregoni më shumë kujdes me ushqimin

Për shumë njerëz të stresuar, “kundërhelmi” dhe ngushëllimi më i madh është ushqimi. Por fatkeqësisht, konsumimi i produkteve të gabuara dhe aspak të shëndetshme. Prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm që kur jeni të stresuar, të mos konsumoni produkte të tilla, por të mundoheni që ato t’i zëvendësoni jo vetëm me ushqime të shëndetshme, por edhe duke u marrë me ushtrime të ndryshme fizike, p.sh të dilni për një shëtitje apo të praktikoni jogën.