42 459 të moshuar kanë marrë barnat në banesë

20

Infermierët dhe e gjithë struktura e Kujdesit Shëndetësor Parësor kujdesen çdo ditë që pensionistët e vetmuar mbi 65 vjeç, t’i marrin barnat me rimbursim në banesë, pa patur nevojë të dalin nga shtëpia.

Referuar shifrave zyrtare të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor që prej kufizimit të lëvizjeve si pasojë e COVID-19, 42459 të moshuar kanë marrë barnat në banesë!

Ndërkaq, 1119 raste janë trajtuar nga Linja e Gjelbër si dhe 51 raste kanë marrë përgjigje nga Kanali i Emergjencës në platformën “Shqipëria që duam”.