Ferma e familjes Gjondrekaj, mbështetje nga programi IPARD II

1

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca viizitoi sot fermën e familjes Gjondrekaj në Bushat.

Krifca u shpreh se, kjo fermë ka aktualisht 200 krerë lopë, falë mbështetjes përmes programit IPARD II. Ajo theksoi se ferma është me standarde të mira për mirëqenien e kafshëve dhe prodhon 4000 litra qumësht çdo ditë.

“Në fermën e familjes Gjondrekaj, që administron një fermë blegtorale me standarde të larta të mirëqenies së kafshëve, edhe falë mbështetjes së mundësuar përmes programit IPARD II, sot mbarështojnë mbi 200 lopë qumështi dhe synojnë të zgjerohen e të rriten”, theksoi Krifca.

“Kjo fermë, me cikël të mbyllur, që prodhon vetë ushqimin për kafshët, kujdeset për rendimentet çdo vit në rritje, zotëron një sistem mjelje krejtësisht të automatizuar me teknologji të lartë, duke i mundësuar praktikat e mira të sigurisë ushqimore dhe duke i dhënë informacion të saktë e të hollësishëm për mirëqenien e kafshëve në kohë reale”, shtoi ajo.

“4000 litra qumësht çdo ditë që ferma prodhon, grumbullohen dhe përpunohen çdo ditë nga një prej përpunuesve tanë që furnizon konsumatorët me nënprodukte qumështi me cilësi të lartë“, shkroi Krifca.

/ata.gov.al