45 vjet këpucar, njihuni me Lulzimin: Me këtë profesion kam mbajtur familjen

11

Lulzim Shabani është një ndër të rrallët këpucar që e vazhdon traditën në Sarandë. Zanatin e ka mësuar 45 vite më parë në Ndërmarrjen e Punimeve Artizanale të Delvinës, ku shkonte çdo ditë nga Saranda me linjën e urbanit.

“Unë e kam nisur punën në moshë të re tek NPA e Delvinës, aty mësova hapat e para”.

Pas kthimit nga ushtria iu rikthye përsëri këtij zanati, por këtë herë në qytetin e Sarandës.

“Më pas fillova këtu në Sarandë në prestari, më vonë kalova në riparime. Në këtë vend jam që në vitin ’85, pa lëvizur fare. E kam privatizuar pas viteve ’90, dyqanin dhe punoj pa pushim, nuk e di çfarë është pushimi apo e diela. I bëj yzmet punës, bëj riparime jo vetëm të këpucëve por dhe të çantave e xhupave të lëkurës”.

65-vjecari, Lulzim Shabani shprehet se ky zanat sjell të ardhura të kënaqshme, por nuk preferohet nga të rinjtë.