50 milionë dollarë për rrugën Pogradec-Tushemisht

384
DCIM114GOPRO

Fshati i famshëm i Teto Ollgës e Thethi i bukur i lartësive të mëdha do të jenë së shpejti lehtësisht të arritshme sa i takon infrastukturës.

Bashkë me to edhe rruga Fier-Seman, mund të quhen investime që më shumë sesa vetëm rrugë rajonale apo lokale përbëjnë një mundësi të re për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë në këto zona.

Të paktën ky është qëllimi i programit “Rrugët lidhëse rajonale dhe lokale” që u prezantua pak ditë më parë në mjediset e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ky projekt financohet nga qeveria shqiptare nëpërmjet një kredie prej 50 milionë dollarë nga Banka Botërore.