Nëntori vjen i ngrohtë… moti na suprizon sërish

106

Për të gjithë ju që nuk duroni dot të ftohtin, ka lajme të mira. Duket se ditët e ngrohta do të na shoqërojnë edhe në muajin nëntor.

Moti ka vendosur të na befasojë. Ndërkaq, Meteoalb ka bërë të ditur se muaji nëntor do të vijojë me temperatura më të larta se vlerat normale klimatike.

E ky është padyshim një lajm të mirë për të gjithë ata që nuk i kanë qejf rrobat e trasha.

Ndonëse, temperaturat do të jenë të larta gjatë nëntorit priten reshje shiu dhe lagështi, megjithatë edhe këtë muaj duket se nuk do të kemi nevojë t’i nxjerrim xhupat dhe palltot nga dollapi.