578 vite nga “Besëlidhja e Lezhës”, Kuvendi që hodhi themelet e bashkimit kombëtar

67

Para 578 viteve, më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” e njohur si “Kuvendi i princave shqiptarë”, të cilin e organizoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.

Vendimi i Kuvendit ishte krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun. Po ashtu, Besëlidhja e Lezhës vendosi formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm, krijimin e një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.