6 librat e preferuar të Kadaresë që duhen lexuar patjetër

947

Në vitin 2014, The Week publikoi listën e gjashtë librave që Kadare propozon për lexuesit e tij, libra të autorëve tjerë të cilët duket se shkrimtarit shqiptar i kanë lënë mbresë gjatë leximit.

1-“Ferri” – Dante Aligieri
Ky është libri i parë i Aligierit në kuadër të Komedisë Hyjnore, pasuar nga Purgatori dhe Parajsa. “Ferri” merret me njohjen dhe refuzimin e mëkatit, në rrugën drejt Zotit.

2-“Don Kishoti” – Miguel de Cervantes Saavedra
Ky libër flet për aventurat e Don Kishotit. Historitë mbi kalorësit legjendarë vazhdonin të ishin ende shumë të lexuar në periudhën kur Servantesi shkroi Don Kishotin. Këto lloj historish e idealizonin kalorësin i cili vriste dragonj, monstra dhe ushtri të pafundme armiqsh.

3-“Makbethi” – Shekspiri
Kadare është ngazëllyer nga Shekspiri dhe sidomos nga tragjedia e Makbethit. Makbethi eshtë njëra ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet ne Skoci gjatë shekullit XI. Makbethi është një gjeneral në ushtrinë e mbretit dhe një ditë krejt papritur ai ndeshet me një magjistare. Magjistarja parashikon fatin e tij dhe i tregon se një ditë ai do të bëhej mbret, por se nuk e dinte se ku.

4-“Frymë të vdekura” – Nikolai Gogoli
Libri është shkruar në vitin 1842, ndërsa nisi me një letër që Pushkini i dërgoi Gogolit ku i tha se duhej të shkruante një roman mbi Don Kishotin në stilin rus. Mentaliteti, fajet, shfajësimet, morali rus është kryesori në këtë vepër.

5-“Procesi” nga Franz Kafka. Ndërsa “Ferri” i Dantes dhe uria për pushtet te Shekspiri ndjellin universin komunist ku unë kam jetuar shumicën e jetës sime, “Gjykimin” që Kafka përshkruan, e bën të duket sikur është shkruar posaçërisht për botën tonë bashkëkohore.

6-”Nderi i humbur i Katharina Blum-it” nga Heinrich Boll. Rrëfimi i vitit 1974 nga Boll, që flet për një grua të re që poshtërohet nga një gazetar, pas ajo e kalon natën me një të arratisur, është një pagesë për borxhin që burrat u detyrohen grave për nënshtrimin e tyre. Duhet të thuhet se kjo shlyerje e borxhit është ende e pamjaftueshme, dhe se ne, populli i Gadishullit Ballkanik, duhet ta ndjejmë këtë borxh më shumë se çdo evropian tjetër.