Lezhë: Rehabilitimi dhe sterilizimi i qenëve endacakë, nis faza e dytë

330

Bashkia Lezhë, organizata “Jeta Tier Und Mensch” dhe grupi i vullnetarëve “Help Animal Lezha”, fushatë për sterilizimin e qenëve endacakë dhe rehabilitimin e tyre duke ngritur një qendër të posaçme

Në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar Bashkia Lezhë hartoi dhe zbatoi Plan Veprimin për administrimin e qenëve endacakë në qytet, plan i cili rezultoi efektiv.


Me qëllimin kryesor, përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë publike po fillon të zbatohet një program gjithëpërfshirës dhe të provuar shkencërisht, me metoda të pranuara ndërkombëtare për të nxitur mbajtjen e përgjegjshme të qenëve, në mënyrë që numri i qenëve endacakë në territorin e Bashkisë Lezhë të zvogëlohet në mënyrë humane.

Ky program zhvillohet në bashkëpunim me Organizatën “Jeta Tier Und Mensch” përfaqësuar nga Zj.Jenny Muller, veterineri Artenis Limoj dhe grupi i vullnetarëve “Help Animal Lezha”. Procesi do të fillojë me trajtimin e qenëve nga ana e veterinerëve, pra kastrimin/sterilizimin, vaksinimin dhe mjekimin e tyre. Më pas do të fillojë faza e sensibilizimit rreth këtij programi me ndihmën e vullnetarëve, veterinerë, fëmijë dhe nxënës të shkollave për të diskutuar mbi tematika të ndryshme të lidhura me mirëqënien e kafshëve dhe raportit njeri-kafshë.

Me anë të këtij programi synohet përmirësimi i shëndetit publik dhe situatës së krijuar nga prania e qenëve endacakë duke dhënë alternativa për trajtimin e tyre dhe duke promovuar shërbime të profesionalizuara për kafshët.