7 këshilla që funksionojnë gjithmonë, si të qendroni të fokusuar në punën tuaj

24

Ne jetojmë në një botë që gumëzhin dhe na shpërqendron tërë kohës: mesazhet që shfaqen në ekrane, telefonat që na bien gjithë ditën, bisedat me njerëzit…të gjitha janë kërcënime për përqendrimin tonë.

Pra, si mund të arrini në një gjendje produktive, duke u përqendruar në atë që jeni duke bërë në këtë moment dhe të bëni atë që duhet të bëni? Më poshtë ju tregojmë 7 gjëra që duhet të bëni sipas ekspertëve në mënyrë që t’ju ndihmojnë të arrini ato që doni dhe të qëndroni të fokusuar.

Krijoni një mjedis pa shpërqendrim

Disa njerëz mund të fokusohen vetëm në heshtje të plotë dhe kanë nevojë për një hapësirë ​​pune  ku nuk ka rrëmujë. Të tjerë kanë nevojë për muzikë në sfond ose një televizor me zhurmë, ndërsa të tjerët mund të hyjnë në atmosferën  e duhur vetëm kur tavolinat e tyre shfaqin kujtime personale, foto të njerëzve të dashur ose art që ka kuptim personal.

Nuk ka asnjë mënyrë të duhur për të krijuar një mjedis  ku ndiheni rehat, pasi kjo është shumë individualiste. Truku është të kuptoni se çfarë funksionon më mirë për ju dhe të krijoni atë hapësirë, edhe nëse duhet të investoni pak para dhe energji në të.

Filloni një praktikë meditimi

Ju ndoshta keni dëgjuar më parë për fuqinë e meditimit, por hulumtimet e vërtetojnë këtë: Marrja e vetëm disa minutave në ditë për të medituar mund të përmirësojë fokusin tuaj. Dhe nuk kërkon shumë kohë që efektet e një praktike meditimi të materializohen.

Meditimi lehtëson aftësinë e trurit tonë për t’u kthyer më shpejt në detyrën që kemi për të realizuar edhe nëse ndërpritemi nga ndonjë mesazh apo nga zilja e telefonit.

Bëni aktivitet fizik

Ndërsa përqendrimi është një detyrë mendore, aktiviteti fizik gjithashtu luan një rol. Ushtrimi mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësisë tuaj për t’u përqendruar dhe për të rritur kujtesën tuaj. Pjesëmarrja në aktivitete të rregullta fizike, si një vrapim gjatë natës ose një seancë në palestër, gjithashtu mund të lehtësojë stresin dhe të pastrojë mendimet tuaja duke ju ndihmuar më pas të fokusoheni. Dhe përveç aktivitetit fizik edhe pushimet e shkurtra mund të ndihmojnë gjithashtu. Përpiquni që nëse për momentin ndiheni të hutuar, largohuni nga çdo gjë që po bëni dhe dilni për nje shëtitje të shkurtër, mund të bëni disa kërcime etj.

Programoni aktivitetet kur jeni më vigjilent natyralisht

Nivelet tona të vigjilencës rriten dhe bien natyrshëm gjatë ditësn dhe  shpesh varen nga fakti nëse jeni një person “mëngjesor” apo një njeri që ju pëlqen të qëndroni zgjuar natën. Nëse jeni si lakuriqi I natës atëherë mbështetuni tek orët e mbrëmjes për projektet që kërkojnë fokus e nëse jeni një njeri që zgjoheni herët, bëjini detyrat që ju kërkojnë të vini në punë trurin sa më herët të jetë e mundur.

Ndani projektet e mëdha në detyra të vogla

Të shohësh një projekt të madh përpara mund të krijojë një cikël ankthi, zvarritjeje dhe sfidash  duke ju vonuar që të filloni në të vërtetë. Por nëse e ndani njëprojekt ose detyrë madhore në hapa më të vegjël kjo do t’ju ndihmojë të ruani përqendrimin tuaj.

Hani ushqime që nxisin fokusimin

A keni ngrënë ndonjëherë një ëmbëlsirë të vogël duke pritur që kjo të ndihmojë në fokusimin tuaj ndaj një detyre dhe keni pësuar një ngecje vetëm një orë më vonë?Ajo që hani mund të bëjë ndryshim kur bëhet fjalë për mënyrën se si funksionon truri dhe trupi juaj. Karbohidratet e thjeshta dhe sheqeri i rafinuar çojnë në një shpërthim energjie, të ndjekur shpejt nga përgjumja, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës. Është e vështirë të përqendroheni kur po luftoni për të mbajtur sytë hapur.

Në të kundërt, ushqimet e tjera i japin një ndihmë trurit tuaj. Kafeina në një filxhan kafe vërtet ndihmon në përqendrimin dhe funksionin mendor, sipas Harvard Health Publishing. Dhe perimet  si lakra jeshile dhe brokoli, së bashku me manaferrat, ndihmojnë kujtesën.