7 Marsi: Publikohen librat që janë përdorur për herë të parë

437

Dita e 7 marsit këtë vit shënon 130 vjetorin e mësonjtorës së parë shqipe. Në lidhje me këtë festë, Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë, ka hapur një ekspozitë të veçantë ku janë nxjerrë për vizitorët librat e parë të përdorur në këtë shkollë por edhe botime të patriotëve. Ambientet e muzeut sot janë vizituar nga qytetarë të shumtë, intelektual dhe pasardhës të patriotëve.

Të shumtë kanë qenë edhe turistë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia që kanë zgjedhur të shohin nga afër dhe të njihen me historikun e Mësenjtores së Parë Shqipe.

Burimi: lexo.al