75 vjeçarët në Shqipëri bëhen me letërnjoftime që nuk skadojnë kurrë

95

Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 75 vjeç do të pajisen me letërnjoftime elektronike pa afat, ndryshe nga më parë që parashikohej një afat 10 vjeçar vlefshmërie e tyre. Ndryshimi ligjor është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit.

Po ashtu, veç projektligjit të mësipërm, qeveria ka miratuar edhe vendimin si dispozitë kalimtare ku përcaktohet se afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.