8 përbërës ushqimor që do ju ndihmojnë të menaxhoni stresin

378

vivtttt

Stresi është faktor kryesor për një sër sëmundjesh. Ngarkesa psikologjike është një ndër shkaktarët kryesor të stresit, megjithatë një dietë ushqimore e shëndetshme, gjumi i rehatshëm si dhe ushtrimet fizike janë disa prej elementëve që do t’ju ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit.

Më poshtë do të gjeni edhe 8 përbërës ushqimor të cilët do t’ju bëjnë që të ndiheni më mirë, të krijoni imunitet ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe të flini të qetë:

Vitamina B

Vitamina B rekomandohet kryesisht për luftën kundër stresit dhe këshillohet që vitaminën B gjithmonë ta shoqëroni gjithmonë me një vitaminë tjetër po të grupit B, sepse efekti i saj do të jetë më i lartë.

L-Triptofani

L- Triptofani është një aminoacid për të cilin trupi ynë ka nevojë për të prodhuar seratoninën dhe melatoninën. Niveli i seratoninës ndihmon organizmin tonë që të ndihet mirë, ndërsa melatonina është e nevojshme për të fjetur mirë.

Kalciumi dhe magnezi

Kalciumi dhe magnezi punojnë gjithmonë në bashkëpunim me njëri-tjerin.

Vitamina C dhe D

Sistemi ynë imunitar dobësohet shumë sidomos gjatë periudhave kur ne jemi të stresuar. Një dozë e vogël vitamine C dhe D, e ndihmon sistemin tonë të krijojë imunitet ndaj viruseve të ndryshme stinore.

Multivitaminat, Omega 3

Edhe vitaminat e mësipërme janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë në reduktimin e stresit.

Burimi: Revista Monitor