8 ushqimet që duhet t’i nxirrni sa më shpejt nga frigoriferi

162

Përsa i përket rregullit në kuzhinë, duket se gjërat e reja nuk kanë fund. Ndonëse “të thjeshta” në dukje, është shumë e rëndësishme të informohemi rreth gjithçkaje që konsumojmë dhe mirëmbajtjes së tyre. Frigoriferi, ‘’dollapi’’ i kuzhinës, duket si një magazinë shpeshherë e cila mban produkte të cilat nuk e kanë vendin domosdoshmërisht aty. Madje mund të themi, se nëse vazhdoni t’i lini aty do të prishen dhe nuk do të kenë asnjë vlerë ushqimore nëse i konsumoni. Por cilat janë këto ushqime?!

Si fillim, renditen qepët, të cilat gjatë qëndrimit brenda në frigorifer zënë myk dhe zbuten duke mos pasur më asnjë vlerë ushqimore.

Së dyti, mund të përmendim salcën pikante, ku shumica e ruajnë në frigorifer për vite, duke menduar se kështu do të jetojë më gjatë. Kjo është një formë e gabuar pasi, salca duhet të konsumohet sa më shpejt dhe nuk duhet të ruhet në ambiente shumë të ftohta ose shumë të ngrohta.

Së treti, renditet borziloku, erëza e cila gjen vend dhe jep shije kudo. Ndaj për ta mbajtur atë sa më të freskët shumica prej nesh e ruajnë në frigorifer, në mënyrë të gabuar pasi ajo në temperatura të ftohta prishet dhe absorbon aromat e mjedisit përreth.

Së katërti, përmendim bukën. Ndonëse mund të kemi lexuar se një bukë e vendosur në frigorifer, mund të qëndrojë për ditë të tëra dhe të konsumohet pa problem më pas, e vërteta është ndryshe. Duke qëndruar në frigorifer, ajo mund të mos myket por thahet duke humbur kështu vlerat e saj ushqimore.

Së pesti, renditet mjalti i cili duke u mbajtur në frigorifer, kristalizohet dhe bëhet më i trashë shumë më shpejt.

Së gjashti, renditen domatet të cilat shumica prej nesh i ruan në frigorifer për t’i mbajtur sa më të freskëta, kur në të vërtetë ndodh e kundërta, pasi ato në temperatura të ftohta ngurtësohen dhe humbasin cilësinë.

Së shtati, renditet shalqini i cili gjatë përiudhës së verës dhe jo vetëm ruhet më së shumti në frigorifer, duke humbur kështu antioksidantët me të cilët është i pasur.

Dhe në fund, rendisim hudhrën. Duhet ta nxirrni sa më shpejt nga frigoriferi pasi brenda tij, atyre ju dalin filiza dhe myken më shpejt.