Bashkia Libohovë, ndërhyn duke rikonstruktuar rrugët e lagjeve

224

Prej pak kohësh Bashkia Libohovë ka nisur ndërhyrjet për rikonstruksionin e segmenteve të amortizuara ndër vite, por edhe të atyre rrugëve që s’kishin parë kurrë më parë një shtresë asfalti apo betoni.

Punimet janë kryer në rrugë të lagjes “Linua”, në “Çuprel”, në murin e rrugës pranë Kalasë, në “Hoxhallarë”, në fshatin Drino, në Nepravishtë etj. Investime të tilla, ndoshta në dukje janë të vogla apo modeste, por realisht ndikojnë shumë në jetën e përditshme të atyre që i përdorin këto rrugë, duke lehtësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.

15036340_1803527863237259_4840647766465270460_n 15079077_1803527736570605_6377610646021721115_n 15094378_1803527569903955_6889706209149983885_n 15095533_1803527839903928_9203023409071827651_n 15107417_1803527576570621_4001815935672256358_n