A e dini se cilat janë qytetet më punëtore të Shqipërisë?

164

Papunësia në Shqipëri është ulur, në 3 mujorin e dytë të 2018, shifrat e punësimit kanë pasur një ndryshim në qytetet shqiptare.

Papunësia është në rënie në veri dhe juglindje të Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se dibranët dhe korçarët janë më punëtorët.

Megjithatë, shifrat përshtaten edhe me veçoritë e njerëzve sipas zonave të caktuara, tregojnë sociologët.

Profesor Zyhdi Dervishi ka një shpjegim pse dibranët dhe korçarët janë më punëtorët.

“Dibranët dhe korçarët kanë rrahur më shumë emigracionin të paktën dy shekujt e fundit… Puna në emigracion i ka kultivuar më shumë ndjenjën e punës si dhe atë për të kërkuar punë”, shprehet sociologu.