Zbulimi i rëndësishëm në hapësirë, ekzoplaneti më i afërt me Tokën mund të jetë i banueshëm

199

Sipas një studimi, ekzoplaneti më i afërt me Tokën, “Proxima Centauri b” ka kushte të favorshme për jetesë.

Shkencëtarët, të cilët kanë përdorur një simulim kompjuterik të ngjashëm me ato që hulumton ndryshimet klimatike në Tokë, arritën në përfundim se në “Proxima Centauri b”, të zbuluar në vitin 2016, mund të gjenden në sipërfaqen e tij sasi të mëdha uji, në kushte të ndryshme, ndaj mund të jetë e banuar nga organizmat e gjalla.

Shkencëtarë zhvilluan simulime të 18 skenarëve të ndryshëm në planet, ndërsa në çdo punim të modelit u arrit në rezultatin se të paktën disa pjesë të sipërfaqes së saj ishin të mbuluara me oqeane të hapura.

Shkencëtari nga Instituti i Studimeve Hapësinore Goddard, i agjencisë hapësinore amerikane NASA, Anthony Del Genio tregoi se simulimet kanë vënë në dukje se mundësia e jetesës në planet janë të larta.

Proxima Centauri, ylli xhuxh i Proxima Centauri b, gjendet në largësi prej 4,2 vite dritë nga dielli.