“Agritourism Tours”, ofertë të specializuar turistike për zhvillimin ekonomik të zonave rurale

8

Agroturizmi luan një rol vendimtar në ruajtjen e vlerave, kulturës dhe traditave të një kombi dhe investimet në këtë sektor vitet e fundit i ka dhënë një dimension të ri zhvillimit të fshatit.

Me qëllimin për konsolidimin e këtij sektori me produkte turistike dhe ide të reja të cilat do ti shtojnë vlerë ofertës turistike të agroturizmit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me GIZ Albania, fermat agroturistike si dhe me ekspertë të turizmit dhe aktorë lokalë e qendrorë, ka nisur zbatimin e projektit “Agritourism Tours” për konceptimin dhe zhvillimin e tre tureve tematike për këtë sektor: Turi i Verës; Turi Folklorik dhe Trashëgimisë Kulturore dhe Turi i Kullave.

Këto ture do t’u japin mundësinë turistëve të përjetojnë veçantitë dhe atraksionet natyrore, të njohin më shumë zonat e kultivimit dhe kantinat e verës, të shijojnë ushqimet tradicionale të zonave rurale, të takojnë nga afër vendasit dhe të bëhen pjesë e festave të tyre lokale.

Kjo mënyrë prezantimi tek vizitorët do të përbëjë një ofertë të specializuar turistike duke i dhënë zonave rurale jo vetëm zhvillim ekonomik por edhe jetë e gjallëri.

/ata.gov.al