Agroturizëm “Zerja” mikpret turistët me ushqime bio dhe guida në natyrë

10

Një tjetër sipërmarrje e suksesshme agroturistike e ngritur me mbështetjen e Skemës Kombëtare mikpret çdo ditë vizitorë të shumtë.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural solli sot pamje nga agroturizëm “Zerja” në Peshkopi, një nga shembujt e suksesit të sipërmarrjeve agroturistike në vend.

E mbështetur nga Skema Kombëtare, çdo ditë mirëpriten vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. Aty dallohen motivet tradicionale, ofrohet akomodim në tetë dhoma, ushqim cilësor dhe mundësi për guida në natyrë.

Agroturizëm “Zerja” dallohet për përgatitjen e jufkave dhe likove të ndryshme të cilat shumë vizitorë shkojnë enkas për ti provuar.

Sipërmarrjet agroturistike janë shndërruar në shembujt më të mirë për zhvillimin e ekonomive familjare në zonat rurale.

/ata.gov.al