Aplikimet në “Mësues për Shqipërinë” deri më 30 qershor. Ja risitë e këtij viti për aplikantët

292

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, mund të aplikojnë në portalin “Mësues për Shqipërinë” deri në datën 30 qershor 2021.

Përveç kandidatëve të rinj, në portal mund të marrin pjesë edhe mësuesit që janë në sistem, për të patur mundësi për lëvizje paralele jo vetëm në fund të vitit, por për të konkurruar edhe për vendet e lira që krijohen gjatë vitit, pra duke i shfrytëzuar të dyja fazat e konkurrimit, edhe me dosje, edhe me testim. Gjithsesi, pavarësisht rezultatit në testim, mësuesi ka të drejte të ruajë vendin e tij aktual të punës.

Së dyti, si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të sindikatave, është përfshirë në vlerësim edhe vjetërsia e punës në mësimdhënie, si pjesë e dosjes, edhe për lëvizjen paralele në fund të vitit, edhe për aplikantët në portal, duke i dhënë kështu më shumë peshë eksperiencës.

Për vlerësimin e mësuesve të sistemit parashkollor që aplikojnë në portal, janë parashikuar që të ngrihen në zyrat arsimore komisione të përbashkëta me njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të patur akoma më shumë transparencë në këtë proces. Udhëzimi ofron mundësi punësimi në arsimin bazë edhe për specialistët e arteve, nëse nuk do te ketë mësues në portal për këto lëndë

https://mesuespershqiperine.al/Account/Aplikim