Apple prezanton iPhone 12: Rrjet 5G, mbrojtëse qeramike, më i shpejti…

24

Apple prezantoi zyrtarisht telefonin më të ri iPhone gjatë një eventi “Live” që u ndoq nga miliona njerëz në mbarë botën.

Smartphone-i i ri është dizenjuar me skaje të rrumbullakosura, të ngjashme me iPad Pro dhe është i pajisur me rrjet 5G, një nga risitë më të mëdha të tij. Ai lejon pajisjen të ketë akses në bandën ultra të gjerë të Verizon 5G, që konsiderohet si një nga sistemet më të shpejta në botë me mbi 4 gigabytes në sekondë.

iPhone 12 është gjithashtu i pajisur me një mbrojtëse qeramike të cilën Apple e konsideron si xhamin më të fortë se çdo Smartphone tjetër. Gjithashtu ai është më rezistent ndaj nxehtësisë dhe rënieve.

“IPhone 12” ka një mikroqark të ri përpunimit, “A14 Bionic”, që “Apple” pretendon se është deri në 50 % më i shpejtë se çdo njësi tjetër përpunimi në celularë.