Arkeologët zbulojnë statujën e Herkulit në Romë

7

ITALI – Zbulim mahnitës në Romë. Një statujë e Herkulit është gjetur gjatë punimeve në Parco Scott, në zonën midis Cristoforo Colombo dhe Via Appia Antica. Kështu shkruan në faqen e tij në Facebook Parku Arkeologjik Appia Antica, duke sqaruar se skulptura doli në dritë gjatë operacioneve të një kantieri.

Dëshmia se statuja e mermerit me përmasa reale përfaqëson Herkulin është prania e shkopit dhe e lëkurës së luanit që mbulon kokën e tij, tipare tipike të ikonografisë së gjysmëperëndisë, raporton Tgcom.

Në zonën e zbulimit, një kantier ndërtimi i Grupit Acea me Bacino Sud srl ka qenë aktiv prej disa muajsh për një operacion të vështirë për riparimin dhe rikuperimin e kanalit të ujërave të zeza.

Zona përkufizohet si “e vlefshme nga pikëpamja natyraliste, dhe është gjithashtu një zonë me interes arkeologjik”.

/noa.al