“Arritjet dhe e ardhmja e industrisë turizmit në Shqipëri”, në Parlamentin Britanik

272

15036282_723617811119807_8392576473270059048_n

Për herë të parë në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik u mbajt aktiviteti “Arritjet dhe e ardhmja e industrisë turizmit në Shqipëri”. Lord Alan Watson of Richmond, një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, ofroi mbështetjen e tij personale për promovimin e mëtejshëm të turizmit në Britaninë e Madhe.

Ndihma dhe mbështetja e Dhomës së Lordëve, në çdo lloj forme për promovimin e turizmit merr vlera të jashtëzakonshme për Shqipërinë.
Duke i dhënë vëmendje turizmit, Shqipëria po lehtëson dhe po mbështet investimet strategjike në mbështetje të fuqizimit të këtij sektori. Ka shumë mundësi të investohet në strukturat akomaduese, infrastrukturë dhe në marina.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe investitorë britanikë, operatorë turistike nga Shqipëria dhe Britania e Madhe, biznesmenë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britani të Madhe.

14956615_723617814453140_1779139496457428855_n