ARRSH: Drejt përfundimit punimet në lotin 3 të segmentit Porto Romano-Durrës

6

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se punimet në lotin e 3 të segmentit rrugor Porto Romano-Durrës, Loti 3 kanë avancuar ndjeshëm dhe janë drejt përfundimit.

Sipas ARRSH-së, kanë përfunduar shtresat asfaltike, sinjalistika vertikale dhe horizontale në rreth 6 km, ka përfunduar ndërtimi i tre urave, si dhe kanë përfunduar punimet e ndriçimit rrugor.

Ndërkohë, ARRSH informoi se po punohet në segmentin e fundit rreth 1.2 km me shtresën e stabilizantit dhe trafikndarëset.

Porto-Romano do të bëhet porti më i madh detar i Shqipërisë, duke ofruar një strukturë mallrash të klasit botëror për bizneset e rajonit dhe duke shtrirë përfitimet ekonomike në të gjithë Evropën Juglindore.

Porti i ri në Durrësit në Porto-Romano, i integruar me projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë, portin e thatë në Prishtinë dhe Portin e thatë në Strugë, përveç rritjes së bashkëpunimit mes vendeve pritet të kthejë Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut.

/ata.gov.al