ARRSH, punime mirëmbajtjeje në të gjitha akset kombëtare

7

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë në të gjitha akset kombëtare, për të garantuar rrugë të pastra të sigurta, me sinjalistikë vertikale dhe horizontale të rifreskuar.

Sipas ARRSH-së, aktualisht po punohet për prerjen e vegjetacionit, riparimet e shtresave asfaltike apo të bordurave anësore në akset rrugore.

“Është bërë prerja e bimësisë, pastrimi i kunetave, kanaleve, drenazheve, vegjetacionit, inerteve, mbeturinave riparimi i mbrojtëseve metalike, si dhe riparimi i shtresave asfaltike në Valbonë”, bëri të ditur ARRSH-ja.

/ata.gov.al