Artistët shqiptarë në Washington organizojnë mbrëmje humanitare

37

Mbrëmje humanitare nga muzikantët shqiptaro-amerikanë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Artistët e diasporës shqiptare në Washington DC sot do të organizojnë një mbrëmje humanitare në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Gjatë mbrëmjes do të performohet muzikë shqiptare dhe krishtlindjesh.

Katër muzikantë shqiptaro-amerikanë – Enkelejda Spiro (Violinë); Merzana Kostreci (Piano); Kela Veshi (Viola) dhe Frederik Spiro (Cello) – do të performojnë së bashku.

Sipas njoftimit, biletat nuk lejohen të shiten në kishë, por një dhurim i vullnetshëm i të paktën 40 dollarëve vlerësohet dhe mirëpritet, ndërsa paratë e gatshme janë të mirëseardhura, dhe dhurimet e çekut.

Fondet e mbledhura do të shkojnë në “Iniciativën për Gratë dhe Fëmijët”, të organizuar nga gratë shqiptare në zonën e DC, për të përfituar nga përpjekjet për rehabilitimin e tërmetit.

Po ashtu në këtë event do të ketë muzikë klasike, shqiptare dhe atë të Krishtëlindjes