Asfalt dhe ndriçim, drejt përfundimit rruga në lagjen Allmete në Bulqizë

85

Vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin e Bulqizës.

Në lagjen Allmete në Qytetin e Vjetër, asfaltimi i rrugës po shkon drejt përfundimit.

Rruga është e shtruar me asfalt, janë bërë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, trotuar dhe ndriçim, e cila lehtëson lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve në kushte normale.