Qeveria ka kaluar propozimin për amnisti për të gjithë ata që vendosin të vetëdorëzojnë armët që mbajnë pa leje. Ky vendim i Qeverisë ka një afat kohor deri më 30 prill të vitit të ardhshëm. Ky vendim është pjesë e nismës së Ministrisë së Brendshme për grumbullimin e armëve pa leje që kanë mbetur ende në duart e qytetarëve që nga trazirat e 1997.
Burimi: Top Channel