Atleti Izmir Smajlaj rikthehet si kampion, rrëmben medaljen e artë në Austri

17

Izmir Smajlaj është kthyer pas dëmtimit që e mbajti larg aktiviteteve për 6 muaj dhe e ka bërë këtë në mënyrën më të mirë.

Atleti shkodran ka fituar medaljen e artë në kërcim së gjati, në Mitingun Ndërkombëtar të Vjenës, në Austri.

“Medalje e Arte per Izmir Smajlaj qe ne garen e pare te 2021 me rezultatin 7.90m ne Kercim se Gjati, ne Mitingun Nderkombetar te Sallave te Mbyllura, (Vienna Track and Field) ne Viene Austri.Urime Kampion”, shkruan Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)në faqen zyrtare në facebook.