Aty ku të pasurit i paguajnë darkën të varfërve

285

Restoranti “Robin Hood” në Madrid, është një vend që i ofron të gjithë atyre që sot jetojnë në rrugë dinjitetin e humbur. Me këtë shpirt, prifti katolik Ángel García Rodriguez iu ofron darkë të pastrehëve çdo mbrëmje dhe për të përballuar shpenzimet, ndjek një politikë të thjeshtë: paguan një kuotë të vogël për mëngjesin dhe drekën përmes klientëve të tjerë dhe përdor tepricën për të mbuluar shpenzimet për darkën e nevojtarëve.

Mes vullnetarëve që ndihmojnë At Angelin, janë edhe shefi dhe personeli që zakonisht punon në hotele luksoze. Në këtë mënyrë, niveli i shërbimit është dytësor. “Ajo që dëshiroj, është t’iu ofroj dinjitet këtyre burrave dhe grave. Meritojnë si të gjithë të konsumojnë një darkë të ulur mbi tryezë. Duhet të hanë ushqim të mirë në pjata qeramike dhe të pinë ujë në gota kristali”, – ka thënë prifti sa u takon nevojtarëve.

Të pastrehët janë të ndarë në dy turne prej 50 personash dhe asnjë prej tyre nuk paguan. Por edhe për klientët që paguajnë, kostoja e menysë është mëse e pranueshme: çmimi fiks është 11.80 dollarë për kokë. Kjo është arsyeja që shumë prej tyre duan të shkojnë në hanë te “Robin Hood”-i.

Nëse përpiqeni të jeni pjesë e grupit, çdo kush mund të dëgjojë t’i thuhet se deri në muajin maj, gjithçka është e garantuar financiarisht.

Por solidariteti i këtij prifti origjinal nuk përfundon me “Robin Hood”-in. Pak metra larg restorantit, është kisha ku predikon meshën me dyert hapura për të pritur këdo, ditë dhe natë.

Kisha gjithashtu shërben edhe si qendër komunitare përveç se fetare dhe ofron mundësi shtesë si një shtrat për të pushuar apo një televizor për të ndjekur diçka të këndshme në shoqërinë e miqve të tjerë.

Burimi: Gazeta Shqip