Austria dhe Shqipëria, marrëveshje për sigurimet shoqërore

421

pensione-1

Austria është shteti i radhës, i cili do të njohë sigurimet shoqërore të shqiptarëve. Qeveria ka dhënë miratimin e saj për njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore, gjë e cila i hap rrugë më pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve.

Kjo njohje vjen menjëherë pas asaj të realizuar me shtetin fqinj Maqedoninë (ku numri i shqiptarëve që punojnë aty llogaritet deri në 1,500 persona).

Aktualisht janë 11 shtete që kanë ratifikuar me Shqipërinë atë që njihet si mbrojtja shoqërore, ku përfshihen të gjitha përfitimet në fushën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Shtete të tjera me të cilat vendi ky ka një marrëveshje të tillë dypalëshe është edhe Turqia (e nënshkruan në vitin 2008), Rumania, Bullgaria, por edhe Belgjika.

Nga kjo marrëveshje, përfitimet më të dukshme për shtetasit shqiptarë kanë të bëjnë me bashkimin e periudhave të sigurimit. Sipas marrëveshjes, të gjitha periudhat e kryera si në legjislacionin tonë dhe në atë maqedonas bashkohen dhe futen në kushtet e përfitimit të një pensioni.

Burimi: Revista Monitor